Gjergj Vyshka 13.08.2016 10:40
Shqipëria e Nën-16-vjeçareve në basketboll për vajza ka firmosur humbjen e 6-të në Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe.
Është mundur dje me 28 pikë diferencë nga Austria, ndoshta në një ndeshje që mund të bënte diçka më mirë.
Sepse pjesa e para ka përfunduar 20-15 dhe e dyta 15-12 dhe në pushim 35-27 për austriaket.
Madje kur e treta është fituar nga austriaket 17-11, atëherë ka nisur shkëputja, sepse totali ishte 52-38.
Dhe goditja përfundimtare ka ardhur në të katërtën, 28-14 dhe në përfundim 80-52. Sot përballë Qipros për vendet nga i 21-ti në të 23-ën.
Austri – Shqipëri 80-52
(20-15, 15-12, 17-11, 28-14)
Austria: Boruta (6), Rehberger (10), Krisper (13), Pop (6), Shlemer (15) / God (4), Soliom (5), Ganhor (11), V.D’Almeida (4), Bruner (6), Fyhrer. Trajner: S. Stehlzamer
Shqipëria: Rreshpja (14), Haris (15), Kellecin (2), Verri (13), Malesia (2) / Hyseni, Merkaj, Rakipaj (4), Margilaj, Lugaj, Hudhra, Ahmataj (2). Trajner: V. Sako
Gjyqtarë: D. Kunosiç (Bosnje-Hercegovinë), F. Grigoras (Rumani), A. Haxhisolomu (Qipro)