Gjergj Vyshka 06.08.2016 07:55
Shqipëria e Nën-16-vjeçareve në basketboll për vajza, e cila është duke marrë pjesë në Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që po zhvillohet në Oradea të Rumanisë, e ka nisur keq.
Është mundur nga Islanda me 67 pikë diferencë dhe nuk ka pasur asnjë shans për të ekuilibruar situatat. Të 4 pjesët e lojës, të fituara nga Islanda nuk kanë nevojë për shumë komente.
28-11, 24-6 dy të parat, ndërsa në pushim është shkuar me totalin 52-17. Mandej 29-14 dhe 24-7 dhe në fund 105-38. Që do të thotë për nivelin e kombëtares që kemi do të jetë shumë e vështirë për t’u përballur me Evropën.
Islandë – Shqipëri 105-38
(28-11, 24-6, 29-14, 24-7)
Islanda: Steinthorsdotir (4), Albertsdotir (7), Blondal (12), Skuladotir (11), Benonisdotir (27) / Agustsdotir (6), Viktorsdotir (12), Thorisdotir (1), Aegisdotir (11), Matiasdotir (6), Thorisdotir (5), Snorradotir (3). Trajner: I. T. Gudjonson
Shqipëria: Rreshpja (9), Merkaj, Haris (11), Kelleci (2), Verri (10) / Hyseni, Rakipi, Malesia (4), Margilaj, Lugaj (2). Trajnere: V. Sako
Gjyqtarë: I. Ivanoviç (Serbi), P. Ivashkov (Bjellorusi), P. Zenis (Sllovaki)