Gjergj Vyshka 28.12.2016 18:45
Sipas trajnerit të Flamurtarit në basketboll për femra, Viron Toska, motrat Daboviç, Ana dhe Milica, do të jenë pjesë e skuadrës vlonjate në fazën e “play-off”-it. Ana ka luajtur me Flamurtarin në sezonin 2007-2008.
Ndërsa më parë ka qenë pjesë e skuadrave të Hercegnovit, Arisit të Selanikut, Dinamos së Novosibirskut, Vislas së Kan Pakut, TEC Ankara VBC-së, Dinamos së Moskës, Ormansporit, Los Anxhelos Sparksave, Universitit Jakin Dollu dhe Dinamos së Kurskit.
Me përfaqësuesen serbe, ajo ka marrë medaljen e bronztë në Rio, medaljen e artë në Evropianin 2015, medaljen e argjendtë në Lojërat Mesdhetare në Peskara, medalje bronzit me Nën-20-vjeçarët në Itali më 2008-ën dhe medalje argjendi me Nën-18-vjeçaret në Spanjë më 2008.
Kurse Milica ka luajtur me Hercegnovin, Beopetrolin, Crvena Zvezdan, UMMMC Ekatinenburgun, Spartakun e Moskës, Teo Vilniusin, BC Moskën, USO Mondevil, Beshiktashin, Paleo Fairo në Greqi, Hatis Jerevanin, Lider Pruskovin, Partizanin e Beogradit, Novi Zagrebin, Union Lion Basketin dhe Gallatasarajin.
Me kombëtaren serbe numëron medalje bronzi në Olimpiadë në Rio dhe medalje ari në Evropianin e 2015-të. Dhe, me motrat Daboviç, Flamurtari pretendon të mbrojë titullin “kampion”.