Basketboll / Shei Shtriks në Tiranë, me projekte për Ligën Ballkanike

Share Button

Prishtina-falenderon-Ponarin-qender

Gjergj Vyshka 28.03.2016 15:40

Kreu i BIBL-së: “Në qendër të vëmëndjes është zgjerimi me 16 deri në 18 ekipe, atje ku dy do të jenë nga Shqipëria, njëra prej të cilave Tirana. Por gjithashtu synojmë të kemi dhe një Ligë Ballkanike për të rinj.” Shei Shtriks, presidenti i Ligës Ballkanike të Basketbollit, ka qenë dje për një vizitë njëditore në Tiranë. Ai është takuar me presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, edhe sepse “SIGAL Uniqa Group Austria” është sponsore e Ligës Ballkanike në basketboll për meshkuj.

Tashmë për këtë sezon Liga Ballkanike ka mbërritur në fazën e saj kulmore, sepse sot në Mornar të Malit të Zi dhe Prishtinë të Kosovës do të luhen ndeshjet e kthimit gjysmëfinale, atje ku do të caktohen finalistet e këtij sezonit. Fituese në fuqi është SIGAL Prishtina. Përtej kësaj, Shtriks ka diskutuar me Ponarin për projektet e ardhshme të Ligës Ballkanike të Basketbollit dhe zgjerimin e saj në ekipe dhe veprimtari të grupmoshave të tjera.

Në përfundim, Shtriks ka pranuar të jap edhe një intervistë për mediet shqiptare në mjediset e hotel “Tirana-Internacional”, atje ku ka nënvizuar rolin faktorizues të Ponarit jo vetëm për basketbollin shqiptar, por dhe për Ligën Ballkanike në tërësi. “Së pari, – thotë kreu i Ligës Ballkanike të Basketbollit, – erdha të takoj Ponarin, edhe sepse “SIGAL Uniqa Group Austria është sponsore e Ligës Ballkanike. E si e tillë ne kemi nevojë të diskutojmë për projektet e reja të zgjerimit që në sezonin 2015-2016.”

Më tej, izraeliti është ndalur tek projektet. “Ne patëm kërkuar që të kemi Ligë Ballkanike për femra, por ka qenë e vështirë”, – ka pohuar ai. – Atëherë do të kërkojmë zgjerimin e Ligës Ballkanike me 16-18 ekipe, dy prej të cilave të jenë nga Shqipëria, ku e sigurt është Tirana. Po kështu na duhet edhe një Ligë Ballkanike për të rinjtë, sepse ato janë themeli i së ardhmes për këtë veprimtari. Sikurse kemi mbështetjen kryesore tek Federatat e Basketbollit, sepse ato janë përbërësit e Ligës Ballkanike.”

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh