ASNN – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kaluar në finalen e Botërorit të Basketbollit, që po zhvillohet në Spanjë, pasi kanë mundur në gjysmëfinale Lituaninë, me rezultatin e thellë 96-68. Në finale, përfaqësuesja amerikane do të përballet me skuadrën fituese që do të dalë nga çifti tjetër gjysmëfinalist, Serbi-Francë.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë finalistë të Botërorit të Basketbollit, që po zhvillohet në Spanjë. Në gjysmëfinale, përfaqësuesja amerikane ka fituar 96-68, me Lituaninë, në një ndeshje që ka patur vetëm një kah. Kjo sfidë është transmetuar drejtpërdrejt në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar.
Basketbollistët amerikanë nuk u kanë lënë shteg kundërshtarëve për të shpresuar jo për të fituar por as të paktën për të ngushtuar diferencën e pikëve. Sulmet e njëpasnjëshme të basketbollistëve amerikanë finalizoheshin me sukses, përballë një mbrojtje të shpartalluar të lituanezëve.
Tashmë amerikanët janë në finale, por nuk do të kenë përballë Spanjën, siç do të kishin dëshiruar, por fituesin që do të dalë nga çifti Serbi-Francë.