Gjergj Vyshka 04.10.2016 09:45
Së fundmi Kampionati i Kategorisë së Parë të Basketbollit të femrave është bërë me nëntë skuadra. Pasi është rikthyer Apolonia, e cila duket se ndeshjet e saj, së bashku me skuadrën e meshkujve në Kategorinë e Parë, do t’i luajë në Vlorë.
Ndërkohë Flamurtari i meshkujve vetëm në minutën e fundit ka konfirmuar pjesëmarrjen në Superligën e Meshkujve duke e lënë kështu Partizanin që të ëndërronte një pjesëmarrje në mes më të mirëve të basketbollit shqiptar.
E megjithatë skuadra e Arben Fagut dhe Elvis Ismetit shpreson që paraqitja në Kategorinë e Parë të jetë e tillë me një rikthim të shpejtë të legjendës së kuqe në nivelin më të lartë të basketbollit shqiptar.
Dhe ajo që bën përshtypjen është largimi i Superior Basket duke e lënë Kategorinë e Parë të meshkujve me vetëm 5 skuadra. Me të gjitha këto diku më shumë e diku më pak, vetëm në Superligën e Meshkujve nuk ka lëvizur numri i skuadrave, që është po 6, Kampionati Kombëtar i Basketbollit është gati për nisje. Spikat që në javën e parë ndeshja e madhe e meshkujve Tirana-Vllaznia e meshkujve