Gjergj Vyshka 23.01.2016 08:05
Mbrëmje, nëpërmjet profilit të saj në rrjetin social “Facebook”, Federata Shqiptare e Basketbollit ka lajmëruar që drejtuesi i seminarit me trajnerët dhe gjyqtarët shqiptar do të jetë Davorin Nakiç.
Ky ka qenë vendimi i Federatës Evropiane të Basketbollit, ndërsa Nakiç është shefi i departamentit të gjyqtarëve në këtë institucion. Në fakt që kohë më parë ishte lajmëruar se, për këtë seminar, do të vinte Alen Riçardson.
Por ky i fundit është tërhequr në momentet e fundit për arsye shëndetësore, ndaj dhe në vendin e tij, më 23 dhe 24 janar 2015, klinikën me trajnerët e gjyqtarët shqiptar të koshit do ta drejtojë Davor Nakiç.