Gjergj Vyshka 03.03.2016 19:35
Në emër të ekipit, në prani të të gjithë lojtarëve, ka folur kapiteni Erkand Karaj. “Unë ju falënderoj në emër të të gjithë skuadrës për mbështetjen që na jepni, apo mbështetjen e vazhdueshme për basketbollin. Premtimi jonë final do të jetë titulli kampion këtë sezon”, ka thënë Karaj.
E më pas për të gjithë skuadrën e Kamza Basket është shtruar dhe një drekë në Restorant “Shpresa”, atje ku ka qenë i pranishëm kryebashkiaku Mziu, nënkryetarët e Bashkisë, apo dhe punonjës të tjerë të stafit të pushtetit lokal. Nuk kanë munguar, kjo dhe me ftesë të trajnerit të Kamza Basket, Adem Muhametaj, Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, si dhe dy anëtarët e kryesisë, Bashkim Milo dhe Artan Terihati, apo dhe vëzhguesi Arben Kaçurri.
Kryebashkiaku Mziu ka trokitur dhe një herë gotat me lojtarët, të cilët kanë premtuar të rikthejnë titullin “kampion” pas dy vitesh mungesë. Ndaj Kamza Basket është jo vetëm krenaria e një qyteti, por dhe fenomeni i ndërtimit të një skuadre me lojtarë punëtorë e pa shumë bujë.
Tashmë ndeshja e radhës e konfirmimit të Kamzës Basket pretendente, që sot është dhe kryesuese e Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, me 20 pikë, është përballja me Tiranën, të premten, në ora 19:00.