Basketboll / Ponari: Trajneri i ri i huaj, për rritjen e nivelit të sportit tonë

Share Button

Avni-Ponari-Korab-Llazani-Kostandinides-Prezantimi-tjeter-2016

AlbanianSport.com 10.03.2016 18:55

ASNN – Kombëtarja e basketbollit për meshkuj me trajner të huaj, Avni Ponari prezanton qipriotin, Antonis Kostantinides. Pas futbollit edhe kombëtarja shqiptare e basketbollit do të ketë një trajner të huaj. Pikërisht në ditën e 70-vjetorit të krijimit të saj, Federata Shqiptare e Basketbollit vendosi Antonis Kostantinides si trajnerin e ri të përfaqësueses për meshkuj.

Trajneri qipriot, i cili po drejton me sukses skuadrën e SIGAL Prishtinës u prezantua nga presidenti i Federatës, Avni Ponari. Sipas tij, ky vendim kërkon të ndihmojë më shumë rritjen e basketbollit shqiptar, që ka njohur gjatë vitit të fundit një përfaqësim rekord në arenën ndërkombëtare me 7 ekipe kombëtare të impenjuara në eliminatoret e turneve të ndryshme.

Presidenti i Federatës së Basketbollit theksoi se trajneri i ri dhe kombëtarja e meshkujve do të ketë të gjithë mbështetjen e duhur, ndërsa po punohet edhe për natyralizimin dhe përfshirjen në përfaqësuesen e meshkujve edhe dy basketbollistë amerikanë. Nga ana tjetër, Antonis Kostantinides u shpreh entuziast për detyrën e re. Drejtimi i një skuadre kombëtare nuk është një risi për trajnerin qipriot që e ka bërë një gjë të tillë me ekipin e vendit të tij.

“Unë kam drejtuar edhe më parë ekipet kombëtare në të tilla turne dhe e di vështirësinë e këtyre takimeve, – ka thënë ai gjatë konferencës së sotme për shtyp. – Për më tepër që rivalët janë të fortë dhe me përvojë në arenën ndërkombëtare. Por nëse punojmë së bashku si duhet, mund të arrijmë rezultate të mira.” Në fakt, Antonis Kostantinides ka nisur prej javësh punën, duke ndjekur disa prej ndeshjeve të kampionatit shqiptar të basketbollit, si dhe ka kontaktuar me lojtarët shqiptarë që luajnë në Evropë, duke marrë edhe gatishmërinë e tyre.

Kombëtarja shqiptare e basketbollit për meshkuj do të jetë e impenjuar në Eliminatoret e Kampionatit Evropian të vitit 2017. Ajo luan në grupin F, bashkë me Gjeorgjinë, Sllovakinë dhe Malin e Zi. Ndeshjet nisin më 31 gusht 2016 dhe përfundojnë më 17 shtator 2016.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh