Basketboll / Ponari prezanton projektet e kombëtareve të moshave

Share Button

Basketboll-U-kolazh

Gjergj Vyshka 05.01.2015 12:55

Gjatë festës së fundvitit, presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, ka prezantuar dhe projektin e kombëtareve të moshave. Sivjet Shqipëria do të marrë pjesë në Eliminatoret e Kampionatit Evropian Nën-16-vjeç për djem e vajza, Nën-18-vjeç për djem e vajza dhe Nën-20-vjeç për djem. Për secilin nga këto grupe ka një drejtor teknik, i cili më pas ka caktuar dhe trajnerin, ndihmës-trajnerin dhe menaxherin e ekipit. E para skuadër që do të zbresë në parket është kombëtarja Nën-16-vjeç për djem, e cila nga data 6, deri më 11 korrik 2015 do të jetë në San Marino në Eliminatoret e Divizionit C.

Kjo skuadër do të ketë për drejtor teknik Ilir Trebickën, por që në fakt ende nuk ka caktuar stafin teknik. Shqipëria do të jetë përballë San Marino, Maltës dhe Andorrës në grupin A. Më pas i vjen radha Kombëtares Nën-20-vjeç për meshkuj, e cila si drejtor teknik do të ketë Ilir Taflaj, trajner Nikola Milatoviç e ndihmës-trajnerë Darian Adhamidhin e Eni Llazanin. Kjo kombëtare do të jetë nga data 9, deri më 19 korrik 2015 në Zekeshfehar të Hungarisë, teksa në Divizionin B, grupi D, do të ketë përballë Hungarinë, Suedinë, Sllovakinë e Moldavinë.

Më tej akoma, kombëtarja Nën-18-vjeç për djem do të ketë për drejtor teknik presidentin e Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, trajner Afrim Bilalin e ndihmësa të tij Mikel Sërbon dhe Juel Jaranin, kurse menaxher Fatjon Matin. Nga data 23 korrik, deri më 2 gusht 2015, në Oberhafer të Austrisë, kjo kombëtare në grupin A të Divizionit B do të ketë përballë Estoninë, Anglinë, Zvicrën, Poloninë dhe Bullgarinë. E parafundit në parket do të jetë kombëtarja Nën-18-vjeç për vajza, e cila do të jetë në parket nga data 30 korrik, deri më 9 gusht 2015 në Bukuresht.

Në grupin A të Divizionit B, kjo Kombëtare do të jetë përballë Turqisë, Zvicrës, Bjellorusisë e Suedisë. Drejtor teknik i kësaj kombëtareje do të jetë Bashkim Milo, trajner Viron Toska dhe ndihmës-trajnere Elvira Xhyra. Dhe e fundit më pas do të jetë kombëtarja Nën-16-vjeç për femra, e cila në Ohër e Strugë të Maqedonisë, nga data 13, deri më 23 gusht 2015, përsëri në grupin A të Divizionit B, do të jetë përballë Suedisë, Danimarkës, Zvicrës e Rumanisë. Drejtori teknik i kësaj kombëtareje do të jetë Artan Terihati, trajnere Fiorentina Mitku e ndihmës-trajnere Elona Hasanaj.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

Shqipëri-Çeki, Policia shpalos masat, ja cilat rrugë do të bllokohen

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:10 ASNN – Nëpërmjet një njoftimi, Policia e Shtetit ka hartuar plane

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh