Basketboll / Ponari: E rimëkëmba FSHB-në, tani vijnë rezultatet pozitive

Share Button

Basketboll-Ponari-flet-marreveshja-FSHB-MAS-2015

AlbanianSport.com 25.03.2016 17:55

ASNN – Presidenti aktual i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari, flet për garën për President brenda Federatës dhe për zgjedhjet që do të mbahen më 30 mars në Korçë. Në një intervistë për mediat, Ponari tha se gara sportive i bëri mirë basketbollit dhe vuri në lëvizje opinionin publik e në veçanti atë të basketbollit. I pyetur për rezultatet jo të mira të kombëtares shqiptare të basketbollit, Ponari tha se ndër të tjera arsyeja kryesore është mungesa e fondeve që çon edhe në një nivel jo shumë të mirë të ekipeve.

“Nëse do ta krahasojmë basketbollin shqiptar me atë të rajonit apo më gjerë, në Shqipëri, “granti” nga Qeveria Shqiptare është vetëm 75 mijë Euro, ndërsa Maqedonia ka 5 milionë Euro në vit buxhet për basketbollin, Kosova 3 milionë Euro, Mali i Zi 5 milionë Euro në vit, Greqia dhe Turqia shkojnë deri në 30 milionë Euro në vit, – ka deklaruar kreu i organizmit që qeveris koshin shqiptar. – Kjo tregon se çfarë duhet të bëjmë ne për basketbollin. Nuk ka sport pa para, pa financime. Shpeshherë më është dashur të financoj nga vetja apo nga kompanitë që unë drejtoj.”

Ai bëri një analizë të situatës së basketbollit të këtyre 8 viteve që ka qenë në krye të Federatës. “Kur erdha në krye të FSHB-së, e gjeta Federatën me 30 milionë Lekë borxhe, me shumë procese gjyqësore të hapura, me zyra skandaloze nga ku na u desh të lëviznim në zyra të reja, shoqatat pothuaj ishin inegzistente, – ka theksuar Ponari. – Shlyem borxhet, investuam për zyrat e reja, mbyllëm proceset gjyqësore, aplikuam ligjin e ri për sportin, i cili pati shumë debate në atë kohë, krijuam shoqata, të cilat sot numërohen në 32.”

“Një pjesë prej tyre administrohen nga bashkitë dhe një pjesë janë private dhe u futëm gjerësisht në veprimtaritë ndërkombëtare, – ka vijuar ai. – Hapi i radhës, dhe shumë i rëndësishëm është që basketbollin ta bëjmë produkt të shitshëm, në mënyrë që të kalojmë në vetëfinancim ashtu siç bëra me ekipin e Valbonës që e bëra “kampione”, apo siç bëra me SIGAL Prishtinën, “kampione” të Ballkanit. Të njëjtën gjë dua të bëj edhe me basketbollin shqiptar dhe jam i bindur që do t’ja dal, pasi hapat janë hedhur, kemi ndërtuar një projekt ambicioz të cilin po e vëmë në zbatim.”

“Prandaj, në vazhdim presim që të vijnë edhe frytet e kësaj pune dhe rezultatet e kënaqshme të ekipit kombëtar”, – shtoi biznesmeni i njohur. I pyetur për trajnerin e ri qipriotin, Antonis Kostantinides, Presidenti aktual i FSHB-së, thotë se ka qenë në bisedime të vazhdueshme me trajnerin derisa arritën në një marrëveshje. Ponari thotë se arsyeja e zgjedhjes së Antonis si trajner të kombëtares shqiptare ka ardhur pas një analize të gjatë të punës së tij dhe për faktin që përveç triumfeve që ai ka me skuadrat në Qipro, arriti të bënte SIGAL Prishtinën “kampione”

Me pak fjalë, sipas kreut të basketbollit shqiptar, qiprioti ishte trajneri më i mirë ndër shumë alternativa të tjera që ishin në shqyrtim. Ponari gjithashtu tha se janë në diskutime dhe shumë shpejt do të bëhen pjesë e kombëtares shqiptare një ose dy basketbollistë amerikanë, emrat e të cilëve do ti bëjnë publik në vijim. “Unë jam një person që drejtoj një grup kompanish sigurimesh, kam një eksperiencë shumë të gjatë në biznes, nuk kam gënjyer kurrë në punën time.”

“Dhe kompania ime është një kompani besimi, për të mos thënë e lidhur me besimin, është një kompani shtrëngimi duarsh dhe unë dua që edhe në basketboll këtë të kemi: një Federatë besimi, një Federatë shtrëngimi duarsh dhe së bashku të ecim përpara”, – ka përfunduar Presdienti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

“Kënga e fundit e mjellmës”… një lamtumirë për 5 futbollistë kuqezi

AlbanianSport.com 15/11/2024 23:40 ASNN – Për herë të fundit në ngjyrat kuqezi, 5 futbollistë i japin

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

(Video) Kombëtarja / Kuqezinjtë mbyllin përgatitjet për sfidën çeke

AlbanianSport.com 15/11/2024 22:30 ASNN – Liga e Kombeve, Kombëtarja mbyll përgatitjet në “Arenën Kombëtare”, gati për ndeshjen ndaj Çekisë. Kështu, Shqipëria e futbollit është gati për takimin e parë të nëntorit ndaj Çekisë, teska skuadra kuqezi, me në krye trajnerin Silvinjo, mbylli mbrëmjen e së premtes përgatitjet në Stadiumin “Arena Kombëtare” në kryeqytet. Sipas burimeve

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Formacioni? Do të pres deri në fund

AlbanianSport.com 15/11/2024 21:55 ASNN – Trajneri i Kombëtares, Silvinjo, tregoi edhe se si paraqitet

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

(Video) Kombëtarja / Silvinjo: Luajmë para tifozëve tanë, japim gjithçka!

AlbanianSport.com 15/11/2024 20:45 ASNN – I pyetur në konferencën për shtyp të të premtes, në prag

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

Video) Kombëtarja / Silvinjo: Çekia, një “njohje e vjetër”, por lipset 100%

AlbanianSport.com 15/11/2024 19:35 ASNN – Duke iu referuar më tej në konferencën e tij për shtyp

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh