Gjergj Vyshka 27.09.2015 15:15
Ish-gjyqtari i basketbollit shqiptar, madje ndër më të mirët në nivelin ndërkombëtar, Virgjil Karaj, dikur edhe Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe më pas dhe vëzhgues, dje ka festuar 75-vjetorin e lindjes.
Për këtë qëllim Federata Shqiptare e Basketbollit nëpërmjet faqes së saj në rrjetin social, “Facebook”, i ka bërë edhe një urim: “I urojmë shëndet të plotë dhe jetë të gjatë”. Karaj është dhe një figurë e jurisprudencës shqiptare.
Urimeve për ditëlindjen e tij u bashkohet edhe AlbanianSport.com!