Gjergj Vyshka 09.02.2017 11:15
Përsëri në Ligën Ballkanike, ndërsa gjyqtari ndërkombëtar i basketbollit, Erion Hoxhaj, ka gjykuar ndeshjen e tij të 6-të në këtë veprimtari. Ai ka qenë mbrëmë i tretë në ndeshjen e grupit D, Teodo-Karposh Sokoli 2000, që u mbyll me fitoren e malazezëve me shifrat 98-81 (23-22, 21-19, 31-18, 23-22).
Me të kanë qenë së bashku dhe boshnjakët Damir Kunosiç dhe Dragan Kralj, kurse vëzhgues malazezi Nikola Lepetiç. Për Hoxhajn ishte hera e dytë që gjykonte malazezët e Teodos, si dhe hera e parë maqedonasit e Karposh Sokolit, të cilët, në fazën e parë, ishin në grupin e Tiranës.
Më parë, Hoxhaj ka gjykuar nga 3 herë Sutjeskën e Nikshiqit dhe Kozhuvin, dy herë Teodon dhe nga një herë Trepçën e Mitrovicës, MKK Feni Industries dhe Kumanovo 2009. Parë kështu, pas Ervin Koçit me 12 ndeshje të gjykuar në Ligën Ballkanike, edhe Hoxhaj me 6 të tilla mbetet në qendër të vëmendjes së organizatorëve të kësaj veprimtarie.
Liga Ballkanike (BIBL 2016-2017)
Basketboll – Meshkuj
Grupi D
Java e dytë
(8 shkurt 2017)
Teodo – Karposh Sokoli 2000 98-81
Peja – Kumanovo 2009 85-68
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kumanovo 4 3 1 325-326 7
- Teodo 4 2 2 342-316 6
- Peja 4 2 2 334-318 6
- Karposh Sokoli 4 1 3 328-369 5