AlbanianSport.com 28.12.2016 11:15
ASNN – Peja e ka humbur ndeshjen e prapambetur me MKK Feni Industries, të luajtur në fushën e kësaj të fundit, me vetëm dy pikë diferencë, 88-90. Dhe duke qenë në të njëjtën kuotë pikësh, 11, sa Karposh Sokoli dhe Tirana, por duke pasur pikëaverazhin më të mirë se këto dy ekipe, është ngjitur në vendin e tretë.
E për rrjedhojë jashtë katërshes sot ka mbetur Tirana. Që do të thotë se bardheblutë duhet të bëjnë gjithçka për të fituar më 17 janar me Karposh Sokolin në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet. Sa i përket ndeshjes, maqedonasit e kanë fituar pjesën e parë, 28-21.
Më pas, kanë fituar edhe të dytën 20-18 dhe në pushim kanë kryesuar 48-39. Edhe e treta është për MKK Feni Industries, që e fiton 20-16 dhe në total kryeson 68-55. Pjesa fundit ka qenë një luftë e ashpër dhe është marrë nga Peja 22-33, por fitorja i ka buzëqeshur në fund MKK Fenit, 90-88.
Liga Ballkanike (BIBL 2016)
Basketboll – Meshkuj
Grupi B
Java e 6-të
(28 dhjetor 2016)
Ndeshje e prapambetur:
MKK Feni Industriers – Peja 90-88
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Sutjeska Nikshiq 8 5 3 628-566 13
- MKK Feni Industries 8 5 3 606-563 13
- Peja 7 4 3 570-526 11
- Karpos Sokoli 8 3 5 600-664 11
- Tirana 8 3 5 540-611 11
- Trepça Mitrovicë 7 3 4 484-507 10