Gjergj Vyshka 08.12.2014 16:05
Java e dytë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Paratërinjtë, jo vetëm që ka regjistruar rezultate të thella, por duket se ka ndarë dhe pretendentët.
E thënë ndryshe, që tani Qendra e Minibasketit Tirana, Invaders, Superior Basket dhe Superior Klima, Marsi Basket dhe Horizonti Basket janë pretendentë për titull.
Të gjitha këto skuadra kanë nga 17 pikë diferencë deri në 60 pikë diferencë, ndërsa skuadrat e tjera duket se e kanë të vështirë t’i ndjekin.
Ndaj dhe kampionati i paratërinjve, në këtë gjendje, duket se nuk të josh ta shohësh. Sepse niveli është thuajse zero.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Paratërinjtë
Grupi A
Java e dytë
(7 dhjetor 2014)
QMB Tirana – Real Basket 63-38
Invaders – Kamza Basket 71-39
Superior Basket – Teuta 50-33
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- QMB Tirana 2 2 0 143-75 4
- Invaders 2 2 0 133-92 4
- Superior Basket 2 2 0 106-82 4
- Kamza Basket 2 0 2 88-127 2
- Real Basket 2 0 2 91-125 2
- Teuta 2 0 2 70-130 2
Grupi B
Java e dytë
(7 dhjetor 2014)
Marsi Basket – Studenti 73-20
Olimpik Basket – Superior 19-79
Vlora Basket – Horizonti Basket 21-46
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Superior Klima 2 2 0 187-66 4
- Marsi Basket 2 2 0 153-58 4
- Horizonti Basket 2 2 0 96-50 4
- Studenti 2 0 2 49-123 2
- Olimpik Basket 2 0 2 57-129 2
- Vlora Basket 2 0 2 68-154 2