Gjergj Vyshka 22.05.2016 18:20
Tjetër histori tek gjysmëfinalja e dytë e Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për paratërinj, ajo Marsi Basket-Tirana, që duket se ka qenë një ndeshje më tepër një ndeshje brenda familjes.
Që nga momenti që të dy skuadrat së bashku me gjyqtarët janë fotografuar bashkë, apo dhe kur trajneri i të rinjve të Tiranës, Melsin Lazimi, ka qenë ndihmëstrajneri i Marsi Basket për paratërinj.
Ka fituar Tirana sepse e ka administruar më mirë lojën, gjithnjë nën udhëzimet e vazhdueshme të trajnerit Kozeli, në më të shumtën e kohës me tone të larta, sepse ndryshe skuadra dilte nga shinat.
Koko është ai që bën diferencën, por dhe Spahiu. E në fund me një fitore me 12 pikë diferencë, Tirana është finaliste për titull kampion tek paratërinjtë. Një duel që përsëritet, sepse i tillë ka qenë edhe përpara një jave për të rinj.
Ndërsa pritet një ndeshje interesante midis Superiorit dhe Tiranës. Ndonëse Superiori është mësuar me finale të tilla shoqëruar gjithnjë me trofe…
Marsi Basket – Tirana 35-47
(7-17, 7-13, 5-7, 16-10)
Marsi Basket: Boriçi (22), K. Duçellari (11), A. Duçellari (2), Lleshaj, Deva / Millonaj. Trajner: J. Shaqiri
Tirana: Drini (5), Spahiu (15), Hajdarmataj (5), Koko (8), Papa (4) / Hoxha (6), Duraj (2), Llaveshi, Lilaj (2), Mollaymeri. Trajner: A. Kozeli
Gjyqtarë: E. Tiko, K. Canaj (Tiranë)