AlbanianSport.com 28.07.2015 10:40
ASNN – Kombëtarja shqiptare në basketboll e Nën-18-vjeçarëve e ka mbyllur në vendin e fundit fazën eliminatore në Grupin A, e vlefshme për Divizionin B të Kampionatit Evropian të kësaj grupmoshe, që po zhvillohet në Austri.
Humbja e radhës, që shkon në pesë në po kaq ndeshje të zhvilluara për të besuarit e drejtuar nga trajneri Afrim Bilali, erdhi në përballjen me Bullgarinë, 62-47. Si Shqipëria, edhe kundërshtari i djeshëm i saj nuk kishte arritur asnjë fitore në këto eliminatore.
Çelis Taflaj ishte pikëshënuesi më i mirë për kuqezinjtë, 23, por edhe lojtari i sfidës. Kështu, Shqipëria mbyll tabelën e fundit me 5 pikë, ndërsa e para u klasifikua Polonia me 4 fitore në po kaq takime të luajtura në këtë fazë.
Eliminatoret e Evropianit rikthehen të mërkurën për renditjen përfundimtare. Shqipëria, e renditur e gjashta në Grupin A, do të luajë me skuadrën e renditur e pesta në Grupin B, Bjellorusinë.
BULLGARI – SHQIPËRI 62-47
(24-11, 14-17, 11-11, 13-8)
BULLGARIA: Mitrovski, Kurtev (2), Akimov (17), Nedelçev (9), Z. Hristov (2), G. Hristov, Kraev (21), Minçev, S. Nikolov, N. Nikolov (4), Popov (1), Krastev (6). Trajner: M. Mihajlov
SHQIPËRIA: Taflaj (23), Strazimiri,Qilimi, Gorea, Shaqiri, Haxhi (6), Tallushi (5), Lilaj (2), Sela (3), Zyka (5), Rakaj (3), Lekndreaj. Trajner: A. Bilali
GJYQTARË: E. Karoviç (Bosnjë-Hercegovina), D. Kabale (Irlandë), K. Adeçi (Belgjikë)