Gjergj Vyshka 22.06.2016 19:15
24 vajzat e listës së Kombëtares së Nën-18-vjeçareve vajza, me trajner Viron Toskën, që tashmë janë federuar në Federatën Evropiane të Basketbollit, janë paraqitur në stërvitjen e radhës.
Sipas Toskës, nga ky grup do të mbahen 15-16 lojtare dhe, mbi bazën e këtij grupi të shkurtuar, do të nisin dhe përgatitjet serioze për këtë pjesëmarrje në Evropianin e koshit të kësaj grupmoshe.
Në grupin e saj, Shqipëria do të jetë përballë Bjellorusisë, Danimarkës, Ukrainës dhe Polonisë, ndërsa ndeshjet do të luhen nga data 23, deri më 31 korrik 2016, në kryeqytetin e Bosnjë-Hercegovinës, Sarajevë.
Dje janë dhënë numrat e telefonit të prindërve për secilën prej vajzave, si dhe është marra masa për fanellat, që duket se do të bëhen tek firma e prodhimit të suvenireve, “Ola 1”.