Gjergj Vyshka 25.07.2017 12:30
Vetëm me një gjysmë skuadre, 5 titullarë dhe një rezervë, skuadra e trajnerit Jusubov del fitimtare. Akbarov, Kirtadze dhe Nodia shënojnë 68 nga 78 pikë të kundërshtarëve të ekipit kuqezi.
Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve e ka nisur mirë ndeshjen me Azerbajxhanin, teksa ka fituar pjesën e parë 16-10. Azerbajxhani reagon dhe fiton 10-minutëshin e dytë, 18-24, dhe në pushimin e madh rezultati është i barabartë në shifra, 34-34.
E treta është ajo që duket se i vë vulën suksesit të Azerbajxhanit, që ka fituar atë 8-20 dhe ka thelluar 42-54. Në të katërtën përpjekjet e tanëve janë maksimale për ngushtimin e diferencës së pikëve.
Por nuk vlen asgjë, ndërsa barazimi 24-24 ka fiksuar fitoren e Azerbajxhanit, 66-78. Sot në mesditë, Shqipëria e Nën-16-vjeçarëve luan ndeshjen e saj të tretë me Monakon, por deri më tani paraqitjet janë zhgënjyese.
Shqipëri – Azerbajxhan 66-78
(16-10, 18-24, 8-20, 24-24)
Shqipëria: Duçellari (6), Hanelli, Ropi (6), Muhametaj (27), Ndreca (5) / Tallushi, Salillari, Skendaj (12), Marku (3), Pinderi (7). Trajner: E. Karaj
Azerbajxhani: Alijev (3), Akbarov (19), Kirtadze (27), Nodia (22), Guliev (7) / Shajbasarski. Trajner: E. Jusubov
Gjyqtarë: A. Demetriu (Qipro), I. Demenkov (Rusi), P. Markes (Portugali)