Basketboll – Nën-16-vjeçaret / Danimarka na mund me 100 pikë diferencë

Share Button

Basketboll-U-16-Alb-Den-tabela

Gjergj Vyshka 15.08.2015 10:15

Shqipëria e Nën-16-vjeçareve në basketboll për femra është bërë për të ardhur keq, sepse mbrëmë, në Ohër të Maqedonisë, është mundur me 100 pikë diferencë nga Danimarka. Nga një deri në dy kosha për çdo pjesë loje, kurse vajzat kuqezi sikur nuk kanë ekzistua në fushën e lojës dhe danezet kanë bërë si kanë dashur. I kanë provuar të gjitha lojtaret, ndërsa nuk ka mbetur askush pa shënuar. Në çdo periodë Danimarka shkëputej me rezultate të pjesshme, kurse Shqipëria nuk arrinte të shënonte asnjë pikë.

6-0 në pjesën e parë, 14-0 po përsëri në pjesën e parë dhe e gjithë kjo pjesë ka përfunduar 3-27. Në të dytën e ka hapur serinë e pikëve Zllatiçanin e vetëm kaq. Sepse nis furtuna e danezeve që e ndalin “frymën” në rezultatin 5-50 me një epërsi të pjesshme 0-23. Edhe në pjesën e katërt shënon Fekollari, por danezet nuk përmbahen, ndërsa rezultati shënon 7-60. Edhe një herë tjetër tonat e më pas furtuna daneze e në fund të periodës së tretë shënohet rezultati 9-76.

Në të katërtën ka vetëm Danimarkë në fushë, e cila me tre rezultate të pjesshme 0-17, 0-9, 0-14 ka shënuar fitoren më të thellë të Divizionit B. 12-112 me Shqipërinë dhe sot na pret Rumania, që mund të shënojë një tjetër “dramë” për Kombëtaren kuqezi të Nën-16-vjeçareve. Në statistika, vazjat kuqezi kanë shënuar 5 gjuajtje nga 38 tentativa me një përqindje 13 %, kurse Danimarka 43 nga 103 ose të barasvlershme me 42 %. Shkurt e djeshmja me një humbje prej 100 pikësh diferencë ishte një turp i madh për basketbollin shqiptar.

 

Shqipëri – Danimarkë          12-112

(3-27, 2-23, 4-26, 3-34)

Shqipëria: Zllatiçanin (7), Toska (2), Hasanaj, Dalipaj, Fekollari (2) / Shima, Haris, Kraja (1), Sinani, Lisi. Trajnere: F. Mitku

Danimarka: Baek (14), Langer (12), A. Nilsen (12), Lasen (6), Forman (11) / Svedsen (2), M. Nilsen (18), Hede Andersen (6), Graskov (6), Pedersen (8), Lashenmajer (5), Dalsgard (12). Trajnere: A. Andersen

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh