Basketboll / Ndryshime në rregulloren e lojës për përjashtimin & hapat e lojtarëve

Share Button

Gjergj Vyshka 19.08.2017 15:30

Federata Botërore e Basketbollit ka shpërndarë nëpër të gjithë anëtarët e saj ndryshimet e reja të rregullores, që më shumti duket se gjithçka është përshtatur me kampionatin amerikan të basketbollit. Tashmë këto ndryshime Federata Shqiptare e Basketbollit ia ka vënë në dispozicion dhe anëtarëve të saj e në mënyrë të veçantë dhe gjyqtarëve, sepse me këto ndryshime do të nisi dhe sezoni i ri në tetor.

Ndryshimi i parë ka të bëjë me hapat, sepse kërkohet që në interpretim nga gjyqtarët të ketë të njëjtin rregull në të gjithë botën. Formulimi i ri për numërimin e hapave është: “Nëse ka një këmbë në tokë në momentin që kap topin, apo përfundon driblimin, këmba tjetër që prek në tokë (pra hapi tjetër) do të quhet hapi i parë dhe do të bëhet këmbë mbështetëse”.

Shpjeguar dhe nga ish-ndërkombëtari i basketbollit shqiptar, Ervin Koçi, rregulli tashmë për hapat është bërë njësoi si në kampionatin amerikan, ndërsa ka ndikim topi që merret në lëvizje. E për këtë, Federata Botërore e Basketbollit pritet që në ditët në vazhdim të nxjerrë të tjera interpretime përkatëse. Po kështu do të ketë ndryshime dhe në plotësimin e protokollit, ndërsa është dhënë ultimative.

“Lista e lojtarëve dhe pjesëtarëve të skuadrës duhet të dorëzohet tek tavolina e gjyqtarisë 40 minuta përpara orarit të përcaktuar për fillimin e ndeshjes”. Në fakt ka qenë 20. Ndërkohë ka ndryshime në rregullore dhe për ndëshkimin me gabim përjashtimi.  Që do të thotë se do të mund të përjashtohet nga fusha e lojës me një gabim teknik dhe një gabim jo sportiv, ndërsa në fakt ishte me dy gabime teknike dhe dy gabime jo sportive.

Sidoqoftë, në fuqi ka mbetur përjashtim me dy gabime teknike, apo dy jo sportive, sepse mund të ndodh që lojtar nuk bën një teknik dhe një jo sportiv. E në këtë mënyrë mbetet gjithçka me rregulla të reja në prag të sezonit të ri 2017-2018.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

Lëkler nuk ngopet, kërkon tjetër fitore në Las Vegas, ëndërron titullin

AlbanianSport.com 15/11/2024 16:05 Lëkler: “Në Las Vegas rikthehemi te fitorja për t’iu afruar titullit

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

Monako nuk lëviz nga “istikami”, rinovon për garën e saj deri në 2031-shin

AlbanianSport.com 14/11/2024 18:30 ASNN – Monako, apo thënë ndryshe Montekarlo, do të vazhdojë

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh