Gjergj Vyshka 05.08.2016 09:45
Ervin Koçi, gjyqtari ndërkombëtar që ishte në parket në Divizionin C të Kampionatit Evropian të Nën-16-vjeçarëve përgjatë 10-ditëshit të dytë të korrikut, e ka mbyllur këtë veprimtari me 5 ndeshje.
Në ndeshjen e fundit ai ka qenë gjyqtar i dytë në ndeshjen Armeni-San Marino 67-73 (16-20, 25-17, 17-14, 8-22). Në këtë ndeshje, gjyqtar i parë ishte greku Anastasios Piloidis dhe i tretë boshnjaku Damir Kunosiç, kurse vëzhgues çeku Pavel Shmid.
Në këtë Evropian, gjyqtari Koçi ka drejtuar takimet Maltë-Uells 65-63, San Marino-Azerbajxhan 60-63, Uells-Qipro 56-60, San Marino-Uells 65-56 dhe Armeni-San Marino 67-73.
Pra, ka gjykuar tri herë San Marinon dhe tri herë Uellsin dhe nga një herë Azerbajxhanin dhe Qipron, që ishte dhe fituesi i këtij turneu kontinental të Nën-16-vjeçareve për djem.