AlbanianSport.com 10/07/2019 18:25
ASNN – Basketbollisti i njohur i Los Anxheles Lejkërs, tanimë më tepër si organizator në parketin e NBA-së. Një sezon i ri, por edhe një “LëBron Xhejms” i ri. Basketbollisti i njohur amerikan pritet të luajë në një pozicion paksa të ndryshëm në sezonin e ri të NBA-së me skuadrën e tij të Los Anxheles Lejkërs. Ndryshe nga sezonet e mëparshme, ku detyra e tij ishte më tepër shënimi i pikëve, në sezonin e ri ai do të marrë më tepër përgjegjësi mbi supe.
Sezoni i ri i kampionat amerikan të basketbollit, NBA-së, pritet të ketë shumë risi dhe një e tillë është edhe fakti se Los Anxheles Lejkërs kanë ndërmend ta përdorin LëBron Xhejmsin si “point guard”, pra, si organizatorin e tyre të ri. Xhejmsi, i përzgjedhur 4 herë si Lojtari Më i Vlefshëm (MVP) i NBA-së, dhe blerja më e fundit, Deni Griin pritet të rreshtohen në sektorin e prapmë të parketit. Në fakt, LëBroni nuk është një rishtar në rolin e organizatorit.
Edhe pse në karrierën e tij 16-vjeçare ai ka kryer kryesisht detyrën e “point-forward”-it ose pozicionit nr. 2, me tipare më tepër sulmuese. Por kjo shënon padyshim herën e parë që një skuadër ka ndërmend ta ketë atë në formacionin bazë si organizator në natën hapëse të sezonit. Lëbron Xhejms renditet i 10-ti në listën e të gjitha kohërave të NBA-së sa u përket pasimeve për kosh, me 8,662 të tilla dhe është pranë parakalimit të dyshes së Hollit të Famës në sezonin e ri.
Bëhet fjalë për Geri Pejtonin, me të cilin e ndajnë vetëm 305 pasime për kosh dhe Ajsaja Tomasin, që është 400 pasime për kosh para. Në fakt, skuadra kaliforniane ka qenë e zënë gjatë kësaj merkatoje vere për ta shtuar numrin e lojtarëve të talentuar rreth LëBronit, i cili luajti vetëm 55 ndeshje sezonin e shkuar, numri më i ulët i gjithë karrierës së tij, ndërsa nuk shkoi dot as në finale, për herë të parë në karrierë që nga viti 2011.
Por sipas drejtuesve të Los Anxheles Lejkërs, 34-vjeçari është në formë të shkëlqyer dhe nuk ka asnjë problem. Përveç shkëmbimit të Dejvisit, Davis, skuadra e Xhejmsit ka marrë edhe zyrtarisht Griinin, DeMarkus Kazënsin, Kuin Kukun, Xhared Dadlin dhe Troi Daniels, ndërsa raportohet se kanë arritur marrëveshje edhe Rondon dhe Ejvëri Bredlin. Duket se trajneri i ri, Frank Vogel, shpreson që vendosja në rolin e organizatorit, do ta ndihmojë LëBron Xhejmsin të “shpalosë një tjetër element” të lojës së tij.