Gjergj Vyshka 03.10.2015 19:00
Presidenti i Kamzës në futboll, Naim Qarri, i shoqëruar nga trajneri i meshkujve të Kamza Basket, Adem Muhametaj, ka qenë dje në ndeshjen e femrave, Kamza Basket-Vllaznia.
Ai ka parë të gjitha mjediset e Sallës Sportive në Bathore e më pas është ulur për të parë një pjesë të ndeshjes së basketbollit. Ajo që duhet theksuar është se në një krah, që mund të ishte tribuna e sipërme e kësaj salle, Muhametaj ka krijuar një sallë force.
E cila ndoshta është menduar nga Qarri për t’u shfrytëzuar nga ekipi i futbollit, por mbetet për t’u parë nëse biznesmeni vendas do të joshet nga ideja e mbështetjes edhe të basketbollit të kamzalinjve.