Gjergj Vyshka 06.09.2017 09:00
Janë luajtur ndeshjet e parafundit në fazën e grupeve në Kampionatin Evropian të basketbollit për meshkuj, që është duke u luajtur në Tel-Aviv, Kluzh, Helsinki dhe Stamboll. Komplikohet situata në grupin e Italisë në Kampionatin Evropian të Basketbollit për meshkuj. Në Tel-Aviv, të kaltrit të udhëhequr nga Mesina kanë pësuar humbjen e dytë radhazi, ndërsa janë mundur nga Gjermania 61-55.
Pjesa e parë është e ekuilibruar, ndërsa ndeshja e ka qenë e tij për dy pjesë e gjysmë të tilla. Është fituar nga Italia, 17-16, por shkëputja e parë e madhe e gjermanëve është shënuar në të 29-ën minutë, teksa rezultati ka shënuar shifrat, 43-38. Një “bombë” për tre pikë e Filoit, i cili ka shpalosur të gjithë anën e tij teknike, ngushton rezultatin në 43-45. Por Gjermania shkëputet përsëri, ndërsa në të 37’ rezultati është 47-59 për ta.
Italia paguan mbrëmjen e keqe në gjuajtje, ndërsa ka realizuar 18 të tilla nga 59 tentativa. Mesina në përfundim të ndeshjes do të deklaronte: “Një ndeshje mediokër, e kemi merituar ta humbasim atë”. Shrojder 17 pikë, Filoi 15, Belineli 12. Dhe sot Italia e mbyll me Gjeorgjinë, teksa ndeshja do të luhet në ora 16:30, kurse të kaltrit kanë detyrimin për të fituar.
Kampionati Evropian
i Basketbollit për Meshkuj
(EuroBasket 2017)
Rezultatet teknike të ditës së 4-t:
Grupi A – Helsinki
Islandë – Slloveni 75-102
Poloni – Francë 75-78
Greqi – Finlandë 77-89
Grupi B – Tel Aviv
Ukrainë – Lituani 62-94
Itali – Gjermani 55-61
Izrael – Gjeorgji 91-104
Grupi C – Kluzh
Republika Çeke – Mali i Zi 75-88
Kroaci – Spanjë 73-79
Rumani – Hungari 71-80
Grupi D – Stamboll
Rusi – Letoni 69-84
Britani e Madhe – Serbi 68-82
Turqi – Belgjikë 78-65