Gjergj Vyshka 23.12.2014 14:25
Ilir Taflaj, anëtari i Komitetit Drejtues të Federatës Shqiptare të Basketbollit, si dhe përgjegjësi i ekipeve kombëtare të koshit, e ka vlerësuar maksimalisht turneun e së dielës “Invaders” për Nën-10 dhe Nën-12-vjeçarët.
Në faqen e tij në “Facebook”, pasqyruar më pas dhe nga FSHB Faqja zyrtare, Taflaj do të shkruante: “Invaders 2014, kronika e paralajmëruar e një turneu të suksesshën të Nën-10 dhe Nën-12-vjeçarëve.”
“Një “10 me yll” për organizatorët, – ka vijuar ai. – Këto janë grupmoshat në të cilat basketbolli shqiptar duhet të vendosi theksin. Këtë javë një tjetër turne mes katër më të mirave të Nën-10 dhe Nën-12-vjeçarëve.”
“Atje do të përzgjidhen lojtarët për ndeshjen e yjeve (“All-stars”) të Nën-10 dhe Nën-12-vjeçarëve për 2014-tën”, – ka shtuar ai.
Ndërkohë që është paralajmëruar që nga e marta e deri të martën e ardhshme të ketë një vazhdim të seleksionimeve për ekipet kombëtare të basketbollit shqiptar, të cilat në verën e ardhshme do të jenë të përfshira në veprimtaritë evropiane.