Gjergj Vyshka 25.06.2016 20:55
Caktohen drejtuesit e kombëtareve të moshave, ndërsa i është bërë thirrje prindërve të jenë bashkëpunues, sepse ata janë partnerët e rëndësishëm. Në qendër të vëmendjes kualifikimi i trajnerëve.
Një pikë tjetër e rëndësishme në diskutim në mbledhjen e djeshme në Komitetin Drejtues ishte dhe prezantimi i Projekt Rregullores “Për nivelet e licencimit të trajnerëve në Republikën e Shqipërisë”.
Juel Jarani ka prezantuar planin e tij të punës për sistemin e licencimit të trajnerëve në detaje, duke pasur kritere moshën dhe vlerësimet në ndjekjen e klinikave me trajnerë vendas e të huaj.
U lanë 5 ditë afat shoqatave për sjelljen e propozimeve të reja, apo ndryshimeve të mundshme dhe miratimit të saj. Dhe pritet që brenda 15 ditëve për licencimin e trajnerëve të ketë dhe një firmosje të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe Universitetit të Sportit në Tiranë.