AlbanianSport.com 23.10.2014 14:35
ASNN – Të shtunën janë luajtur edhe dy ndeshjet e tjera të javës së 7-të të nivelit më të lartë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, dhe Vllaznia e Tirana i kanë bërë mirë “detyrat e shtëpisë”, duke korrur fitore në fushën e tyre.
Kështu, shkodranët e trajnerit Bledar Gjeçaj kanë mposhtur me 31 pikë epërsi, 93-62, skuadrën e Flamurtarit dhe ruajnë kreun e renditjes me 14 pikë, një më tepër sesa Tirana, e cila ka triumfuar gjithashtu në mënyrë bindëse në derbin e kryeqytetit me Partizanin, të cilin e mundi 86-62.
Superliga e ka luajtur të premten ndeshjen e parë të javës së saj të 7-të dhe Apolonia është shpartalluar në Sallën Sportive të Bathores nga Kamza Basket, me rezultatin e thellë, 52-119. Një fitore kjo me 67 pikë diferencë dhe Kamza Basket e ka tronditur kështu Apoloninë, në një ndeshje ku shenjat kanë qenë të qarta që nga fillimi.
Kjo pasi skuadra e trajnerit Adem Muhametaj e ka fituar pjesën e parë me epërsinë 36-14. Në pjesën e dytë, ku fierakët kanë shënuar sërish vetëm 14 pikë, kamzalinjtë mjaftohen me 25 dhe shkojnë në pushimin e madh në epërsi të padiskutueshme, 61-28. Edhe dy 10-minutëshat e fundit kanë qenë pak a shumë e njëjta histori.
Kamza Basket i fiton ato përkatësisht 33-14 dhe 25-10 dhe gjithë ndeshjen me rezultatin e thellë 119-52.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 7-të
(21-22 nëntor 2014)
Kamza Basket – Apolonia 119-52
Vllaznia – Flamurtari 93-62
Tirana – Partizani 86-62
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 7 7 0 604-440 14
- Tirana 7 6 1 606-457 13
- Partizani 7 4 3 448-454 11
- Kamza Basket 7 3 4 508-430 10
- Flamurtari 7 1 6 454-570 8
- Apolonia 7 0 7 372-641 7