ASNN – Vllaznia nuk ka ”lëshuar pe” ndaj Ardhmëria Basket, ndërsa ka fituar me një diferencë prej 34 pikësh dhe është kualifikuar për në turin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët e kanë nisur shpejt lojën, teksa e kanë fituar pjesën e parë me dhjetë pikë diferencë e të dytën me 20 pikë diferencë dhe në pushim kanë kryesuar 50-20.
Edhe 10-minutëshi i tretë është për Vllazninë, 25-18, që e ka thelluar rezultatin e përgjithshëm në 75-38.
E fundit ka qenë për Ardhmërinë, që edhe pse ka fituar 20-23 vetëm ka ngushtuar në 95-61, por ka qenë një sukses ky i merituar i Vllaznisë.
Vllaznia – Ardhmëria Basket 95-61
(19-9, 31-11, 25-18, 20-23)
Vllaznia: Bekteshi, Rrashketa, Berdica, Arra, Taraboshi / Tinaj, Shabani, Do. Lekndreaj, Da. Lekndreaj, Shaqiri, Faslija, Huti. Trajner: B. Gjeçaj
Ardhmëria Basket: Fjolla, Merkaj, Brari, Hoxha, Shahini / Allaraj, Beliu, Ferra, Çelmeta, Gjoka, Rakaj, Qehajaj. Trajner: A. Bilali
Gjyqtarë: G. Cici, G. Hoxha, E. Allaraj
Kupa e Shqipërisë
Basketboll – Meshkuj
Çerekfinalet:
Të premten:
Partizani – Superior Klima 79-72
Të shtunën:
Vllaznia – Ardhmëria Basket 95-61
Tirana – Elbasani 92-75
Të mërkurën:
Kamza Basket – Teuta ora 19:00