Gjergj Vyshka 31.10.2015 18:00
Shoqata e Basketbollit “Vllaznia” i kërkon falje publikut shkodran dhe të gjithë sportdashësve të basketbollit të kudo ndodhur për moszhvillimin e ndeshjes Vllaznia-Mornar i Tivarit e vlefshme për Ligën Ballkanike.
Ishte një defekt elektrik në tabelën e rezultateve që nuk u bë e mundur të riparohej. Kishte një angazhim maksimal nga të gjithë aktoret që kjo ndeshje të zhvillohej në më të mirën e mundshme, por për fatin e keq të të gjithëve kjo nuk ndodhi.
Raste të tilla ndodhin dhe kanë për të ndodhur shpeshherë në botë, por kjo që ndodhi shpresojnë shkodranët që t’u kthehet në një eksperiencë pozitive. Dhe ndeshjen e radhës pritet që Vllaznia të jetë më e fuqishme në parket në Ligën Ballkanike.