Gjergj Vyshka 06.03.2016 19:35
Vllaznia u është kthyer fitoreve në kampionat, ndërsa dje pasdite ka mundur Partizanin në sallën kryesore të Pallatit të Sportit “Asllan Rusi”. Në fakt ka qenë një ndeshje e luftuar, teksa pjesa e parë është mbyllur në barazim 14-14.
Por gjërat kanë nisur të prishen në të dytën, ndërsa ndërkombëtari Erjon Hoxhaj, për protesta, ka ndëshkuar me dy gabime teknike trajnerin e Partizanit, Elvis Ismetin, që më pas është kthyer në gabim përjashtimi.
Dhe gjithë lojën është detyruar ta drejtojë Partizanin e tij nga pas stolit të rezervave. 7-18 pjesa e dytë dhe në pushim 28-32 për Vllazninë. Shkodranët fitojnë edhe pjesën e tretë 22-27 duke thelluar 43-49.
Dhe në fund 11-15 dhe e gjithë ndeshja është 55-64 për Vllazninë. Për t’u evidentuar është dhe një gabim teknik për Gozhdarin nga gjyqtari Elvis Allaraj, ndërsa të kuqtë jo pak kanë pasur pakënaqësi, sepse sipas tyre u bë e disata herë që gjyqtarët janë tendenciozë në kurriz të Partizanit. Por në fund Vllaznia i është gëzuar fitores.
Partizani – Vllaznia 55-64
(14-14, 7-18, 22-27, 11-15)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 12-të
(4-5 mars 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Tirana 58-52
Të shtunën:
Partizani – Vllaznia 55-64
Teuta – Flamurtari 94-42
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Kamza Basket 12 10 2 890-721 22
- Tirana 12 9 3 914-793 21
- Vllaznia 12 9 3 853-760 21
- Teuta 12 5 7 898-861 17
- Flamurtari 12 3 9 765-953 15
- Partizani 12 0 12 692-824 12