Gjergj Vyshka 29.01.2015 20:35
Vendësit e Kozuvit kanë nisur shpejt ndeshjen e vlefshme për Ligën Ballkaniketë Basketbollit për Meshkuj, teksa kanë kryesuar deri në 4-0. Mandej një trepikësh i Hutit ngushton rezultatin në 4-3. Dhe një “hyxhym” tjetër i maqedonasve, të cilët shkëputen deri në 8-3. Mirëpo Fasllija sërish godet me 3-pikësh dhe 8-6. Madje Vllaznia nëpërmjet Ndojës arrin të barazojë në 8-8 dhe në të vetmin moment që ka dalë në epërsi është në pjesën e parë, atëherë kur me Ndojën dhe Fasllinë shkëputet në 10-11.
Mirëpo këtu përfundon orvatja e Vllaznisë për të rivalizuar. Me një rezultat të pjesshëm 14-4, Kozuvi e ka fituar pjesën e parë 24-14. E dyta është e baraspeshuar deri në 28-22. Kozuvi merr vrull dhe me një tjetër epërsi të pjesshme 14-0 është shkëputur deri në 20 pikë diferencë, 42-22. Kozuvi nuk ndalet, por në një tjetër moment të pjesdës së dytë i ka futur dhe një tjetër “presing” dhe epërsi të pjesshme 9-0 dhe 58-31. Në fund të pjesës së dytë, kur Kozuvi kishte 35-20, rezultati ishte 59-34.
E treta është për t’u harruar për shkodranët, të cilët nuk arrijnë të bëjnë asgjë përballë vrullit të Kozuvit të përbërë nga serbë e bullgarë e shumë pak maqedonas. Nga 62-36 në 75-36, kurse brenda një harku kohor prej 6 minutash, Kozuvi ka kryesuar 13-0. Vllaznia është munduar të shënojë ndonjë pikë. Por kur pjesa e tretë ka përfunduar 25-7 dhe Kozuvi ka kryesuar në 84-41 gjithçka është e përfunduar. Mundohet Vllaznia ngushtojë në të katërtën, teksa e ka fituar këtë pjesë loje 15-18.
Veçse një humbje me 40 pikë diferencë, e cila është në të njëjtin nivel si në Kravojë, thuajse në të njëjtin nivel si humbja në Shkodër me Kozuvin. Por në të njëjtin nivel me të gjitha ndeshjet që u luajtën, të cilat nuk bën asgjë, por sollën një përfaqësim turpërues dhe zhgënjyes në veçanti për Vllazninë e në tërësi për të gjithë basketbollin shqiptar. Sepse kjo ishte pasqyra më e mirë e asaj që gatuhet në kampionatin kombëtar.
Kozuv – Vllaznia 99-59
(24-14, 35-20, 25-7, 15-18)
Kozuvi: Nesoviç (13), Albijaniç (8), Glavshev (7), Pekoviç (8), Brshkov (8) / Apostolov (4), Bogojev (12), Sepa (7), Janjuseviç (15), Bozoviç (4), Ivelja (9), Goçevski (4). Trajner: M. Pejiç
Vllaznia: Bekteshi (15), Berdica (17), Ndoja (6), Fasllija (5), Huti (11) / Shaqiri, Llazani, Taraboshi (5). Trajner: B.Gjeçaj
Gjyqtarë: V. Tsekov, I. Manolov (Bullgari), G. Pursanidis (Greqi)