Vllaznia e ka nisur si kampione kampionatin, ndërsa në javën e parë të kampionatit ka fituar në Shkodër ndaj Kamza Basket në ndeshjen përmbyllëse të javës së parë për meshkujt në sezonin 2015-2016. Ashtu sikurse ishte premtuar, Shkodra edhe duke qenë se Vllaznia është kampione në fuqi për meshkuj është shfrytëzuar për të bërë hapjen e sezonit.
Sekretari i Përgjithshëm i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Korab Llazani, ka përshëndetur të dy skuadrat, ndërsa i ka uruar suksese të gjithë pjesëmarrëse. Sa i përket ndeshjes, me përjashtim të pjesës së parë, të cilën Kamza Basket e ka fituar me dy pikë difernencë, 20-22, në tre të tjerat ka qenë Vllaznia që ka dominuar në lojë dhe në shifra.
Pasi e kanë fituar të dytën 15-11, shkodranët ka shkuar në dhomat e zhveshjes në pushim me epërsinë 35-33. Epërsi që për kuqeblutë ka ardhur duke u thelluar në të tretën, kur është fituar 18-15 dhe në tola 53-48. Ndërkohë, 17-12 është pjesa e katërt dhe në përfundim 70-60 për Vllazninë. Për trajnerin Bledar Gjeçaj kjo nisje është e kënaqshme.
Dhe nëse gjërat ecin mirë deri në janar Vllaznia mund të bëjë sforcon që përsëri të marrë të huaj për të qenë pretendente serioze për titull kampion. Ndërkohë për Muhametajn skuadra është në rindërtim e sipër e shumë shpejt do ta thojë dhe fjalën e saj në kampionat. Në përfundim, Vllaznia e nis me fitore sezonin, e për më tepër ndaj një rivaleje direkte për titull.
Vllaznia – Kamza Basket 70-60
(20-22, 15-11, 18-15, 17-12)
Vllaznia: Bërdica, Tinaj, Bekteshi, Ndoja, Faslia / Dod. Lekndreaj, Rrashketa, Shabani, Dav. Lekndreaj, Huti. Trajner: B. Gjeçaj
Kamza Basket: Hamati, Strazimiri, Shestani, Daliu, Karaj / Hasani, Fjolla, Gjoka, Roshi, Birçaj. Trajner: A. Muhameti
Gjyqtarë: G. Cici, E. Koçi, G. Hoxha (Tiranë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e parë
(3-5 tetor 2015)
Të shtunën:
Flamurtari – Partizani 79-67
Pallati i Sportit “Flamurtari”, Vlorë
Tirana – Teuta 80-74
Salla Sportive “Fahrie Hoti”, Tiranë
Të hënën:
Vllaznia – Kamza Basket 70-60
Pallati i Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Flamurtari 1 1 0 79-67 2
- Vllaznia 1 1 0 70-60 2
- Tirana 1 1 0 80-74 2
- Teuta 1 0 1 74-80 1
- Partizani 1 0 1 67-79 1
- Kamza Basket 1 0 1 60-70 1