Gjergj Vyshka 06.02.2016 13:25
Vllaznia e ka fituar miqësoren me Teutën, e cila është luajtur dje në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Duket se ka qenë një ndeshje kolauduese për shkodranët në prag të gjysmëfinaleve të Kupës së Shqipërisë, të cilat luhen më 17 dhe 18 shkurt në Shkodër.
90-51 ka qenë rezultati përfundimtar i miqësores në favor të kuqebluve (35-13, 21-7, 12-25, 22-6).
Që do të thotë se ka diferenca të mëdha mes skuadrës shkodrane, që tashmë pas Xhokoviçit ka marrë edhe amerikani Arreu dhe Gjonajn.
Përgjithësisht tashmë Vllaznia është bërë një skuadër shtypëse për të gjithë kundërshtarët.
Teuta e provoi në miqësore, por tashmë do ta provojnë edhe të tjerët në veprimtaritë zyrtare.