AlbanianSport.com 18.10.2015 16:10
ASNN – Kuqeblutë e Vllaznisë, e kanë dominuar që nga fillimi e deri në fund ndeshjen e së shtunës me Teutën, duke marrë kështu një fitore të merituar. Vllaznia i besoi jo pak elementit të ri, duke aktivizuar basketbollistë, të cilët duket se do ta kenë të sigurt të ardhmen.
Kështu, janë luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së 3-të të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, Vllaznia vazhdon serinë e rezultateve pozitive, e treta radhazi për skuadrën e trajnerit Bledar Gjeçaj, që tashmë kryeson në Superligë me pikë të plota pas 3 javësh.
Shkodranët arritën që të fitojnë pa probleme përballë Teutës me rezultatin e përgjithshëm 78-71. Ndonëse bregdetarët e kanë marrë pjesën e parë 23-21, dy pjesët e tjera, të fituara 23-15 dhe 20-13, u kanë mjaftuar shkodranëve për të fituar edhe përtej humbjes së pjesës së 4-t, 14-20, pasi Vllaznia fiton 78-71
Vllaznia – Teuta 78-71
(21-23, 23-15, 20-13, 14-20)
Vllaznia: Berdica, Ndoja, Bekteshi, Rrashketa, Faslija / Arra, Shabani, Taraboshi, Huti, Lekndreaj. Trajner: Bledar Gjeçaj
Teuta: Llazani, Gorea, Ndreko, Aliaj, Skilja / Isufi, Pasha, Thana). Trajner: Xhelal Kalaja
Gjyqtarë: Gentjan Cici, Erlambi Tiko (Tiranë), Marli Kasëmi (Vlorë)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Java e 3-të
(16-17 tetor 2015)
Të premten:
Partizani – Kamza Basket 37-82
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 61-85
Vllaznia – Teuta 78-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Vllaznia 3 3 0 218-190 6
- Kamza Basket 3 2 1 230-172 5
- Tirana 3 2 1 230-223 5
- Teuta 3 1 2 225-221 4
- Flamurtari 3 1 2 203-232 4
- Partizani 3 0 3 163-231 3