ASNN – Incidenti ka ndodhur në pushimin e lojës, ndërsa është goditur basketbollisti i Kamza Basket, Nazareno Koko. Episodi në fjalë ka ndodhur në momentin e mbylljes së pjesës së parë. Kur skuadrat po i drejtoheshin dhomave të zhveshjes, një tifoz vendës ka arritur të futet në mjediset e brendshme të Pallatit të Sportit “Qazim Dervishi” dhe gjatë një debati me një nga basketbollistët e Kamza Basket, teksa thuhet për Nazarenon Kokon, e ka goditur atë.
Trajneri Muhametaj tërheq ekipin e kthehet pas diskutimit me vëzhguesit Shpëtim Bozgo. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, vëzhguesi Shpëtim Bozgo sqaron: “Incidenti në fjalë është marrë në konsideratë nga ana e jonë si vëzhgues të ndeshjes, së bashku me gjyqtarët, dhe ai do të raportohet në Federatën Shqiptare të Basketbollit. I takon asaj që ta analizojë si rast më vete. Këto fjalë u thashë edhe drejtuesve të Kamza Basket.”
“Prandaj u kam kërkuar që ata, si skuadër të rikthen në fushë për të vijuar lojën për pjesën e dytë, – ka vijuar vëzhguesi Bozgo. -Realisht ballafaqimi në fushë ka qenë normal dhe pa asnjë problem”. Por incidenti është cilësuar një turp, aq më tepër që bëhet fjalë për një lojtar në një moshë të re e që ende është në hapat e para të basketbollit. Ashtu ka ndodhur në fakt, trajneri Muhametaj, pasi është bindur, është shfaqur në fushën e lojës me të gjithë kontingjentin e basketbollistëve të tij.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 9-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Teuta – Flamurtari 94-62
Të shtunën:
Tirana – Ardhmëria Basket 98-70
Vllaznia – Kamza Basket 100-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 9 8 1 803-620 17
- Teuta 9 7 2 709-571 16
- Vllaznia 9 6 3 679-619 15
- Kamza Basket 9 4 5 705-721 13
- Ardhmëria Basket 9 2 7 586-603 11
- Flamurtari 9 0 9 472-821 9