Basketboll – Meshkuj / Trajneri Plantak: Fati i Vllaznisë, tani në dorën e saj!

Share Button

AlbanianSport.com 10/03/2019 20:15

ASNN – Vllaznia në basketboll për meshkuj bën një hap përpara në luftën për mbijetese që e ka përfshirë si asnjëherë tjetër në këtë sezon sportiv. Me fitoren e arritur ndaj Partizanit, tashme Vllaznia nuk është me e vetme në fund te tabelës së renditjes, pasi është barazuar me pike me rivalen Kamza Basket, duke i dhënë mundësinë që në javët e ardhshme, të luftojë fort për të marrë fitore të tjera, për të vijuar konkurrimin në nivelin më të lartë të basketbollit shqiptar.

Sfida mes Vllaznisë dhe Partizanit e  luajtur në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës është përshkuar nga një luftë shumë e fortë sportive, madje hera-herës edhe duke u shoqëruar edhe me përplasje mes vetë basketbollistëve kundërshtarë në fushën e lojës. Megjithatë, në fund Vllaznia ia ka dalë duke marrë një fitore shumë të rëndësishme me shifrat 91-80. “E vërtetë, ishte një ndeshje e vështirë”, – ka pohuar trajneri i Vllaznisë, Neven Plantak.

“Por, mund t’ju them se kemi luftuar gjatë gjithë ndeshjes, – ka vijuar kroati i stolit kuqeblu. – Kemi luajtur në maksimum edhe në pjesën e dytë, prandaj ia dolëm të arrinim një fitore, por nuk ka qenë aspak e lehtë për ne. Kur kemi filluar ndeshjen lehtë kemi humbur, ndërsa sot e nisëm më shumë forcë dhe dëshirë dhe ia dolëm.” Për të shkuar deri tek vërshëllima e fundit e gjithë takimit, kuqeblutë e nisin mjaft mirë duke kryesuar në pjesën e parë me shifrat 27-12.

Por në pjesën e dytë, basketbollistët e Partizanit të drejtuar nga trajneri Arben Fagu, arrijnë të fitojnë me rezultatin 24-16, por pa arritur ta pengojnë Vllazninë që të dalë fituese e gjysmës së parë, me shifrat 43-36. Miqtë nga Tirana bëjnë të gjitha përpjekjet për  të barazuar, dhe pse jo edhe për të marrë diçka më tepër në këtë ndeshje, por kuqeblutë e drejtuar nga kroati Neven Plantak nuk hapin rrugë, duke fituar dy pjesët e tjera.

Shkodranët i fituan këto dy 10-minutësha, përkatësisht 22-21 të 3-ën dhe 26-23 të 4-tën, dhe të gjithë ndeshjen me rezultatin e përgjithshëm 91-80. “Tashmë largohemi nga fundi dhe çdo gjë varet nga ne, – ka thënë trajneri Plantak. – Por, deri në fund kemi edhe shumë punë dhe duhet të vijojmë me këtë ritëm. Nëse vazhdojmë kështu, jam i bindur se do të qëndrojmë në Superligë. Jam i kënaqur me lojën e zhvilluar sonte nga lojtarët. Kur ke veprime të mira, natyrisht kemi edhe një lojë të bukur.”

“Por, kishim edhe disa gabime që do t’i analizojmë”, – ka përfunduar trajneri kroat i Vllaznisë, Neven Plantak.

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

Luhen 3 takime të javës së 12-të, ai i 4-ti, Tirana-Partizani, më 20 mars

AlbanianSport.com 15/03/2024 21:15 ASNN – Vllaznia e Erzeni fitore me shije “play-off”-i, Studenti

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

Kombëtarja / Silvinjo shpall listën, kthehet Manaj & Broja, debuton Hoxha

AlbanianSport.com 15/03/2024 18:30 ASNN – Miqësoret ndaj Kilit & Suedisë, trajneri Silvinjo publikon

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

Luhen dy takime të tjera të javës së 12-të, fiton Pogradeci & Vllaznia

AlbanianSport.com 15/03/2024 17:35 ASNN – Superliga, Pogradeci dhe Vllaznia fitore me shije “play-off”-i

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh