Gjergj Vyshka 11.10.2016 19:50
Trajneri i Tiranës, Sllobodan Petrovski, ka qenë më shumë se sa i kënaqur për fitoren e skuadrës së tij përballë Trepçës së Mitrovicës. “Jam shumë i kënaqur që e kemi nisur me këmbë të mbarë këtë Ligë Ballkanike”, – ka thënë ai pas fitores ndaj ekipit nga Kosova.
“Ka qenë një ndeshje e vështirë përballë një kundërshtari të përgatitur,- ka vijuar maqedonasi i bardhebluve të koshit. – Sigurisht që do të marrim videon e ndeshjes, ta shohim për të parë se çfarë kemi bërë mirë dhe keq. Janë 12 lojtarë të gatshëm për të luajtur për Tiranën dhe unë jam i bindur se ia dalim gjithkund.”
“Pra përballojmë kampionatin, por dhe Ligën Ballkanike. Dy do të veçoja si lojtarët më të mirë Karajn dhe Hysenagollin. Atmosferë shumë e mirë dhe mbështetëse për skuadrën tonë”, – ka përfunduar trajneri i Tiranës, Sllobodan Petrovski, duke folur pas ndeshjes së parë në Ligën Ballkanike.