AlbanianSport.com 20.08.2017 15:30
ASNN – Prezantimi i Shqipërisë së basketbollit për meshkuj në ndeshjen e fundit me Holandën e ka habitur dhe trajnerin e portokallinjve, Tun va nder Helfteren. Sipas tij mund të besonte 5 deri në 10 % që të merrte një fitore të tillë në Tiranë.
“Ishim përgatitur për një ndeshje të fortë dhe të vështirë, sepse e tillë u paraqit në Amsterdam, – ka rrëfyer ai, duke folur pas fitores së thellë në Tiranë. – Mirëpo edhe për shkak të kërkesës sonë për të fituar me sa më shumë pikë ia arritëm qëllimit, ndërsa tanimë vazhdojmë objektivin për të realizuar kualifikimin në Botëror.”