AlbanianSport.com 12.11.2016 17:35
ASNN – Është luajtur sot ndeshja e fundit e javës së 5-të të Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj dhe ka ardhur një fitore e thellë e Tiranës përballë Flamurtarit, takim,ky i zhvilluar në Pallatin e Sportit në Vlorë.
Tirana ka fituar me rezultatin 103-54, duke vijuar të mbajë vendin e parë në renditje dhe ka konfirmuar që këtë sezon është një skuadër që kërkon titullin “kampion” në koshin shqiptar të meshkujve.
Flamurtari, krejtësisht i rinovuar, nuk ka mundur t’i beje dot ballë Tiranës, që e ka kthyer ndeshjen në Vlore, thjesht në një seancë stërvitore. Ekipi bardheblu e ka dominuar krejtësisht takimin.
Madje, në 10 minutat e fundit, edhe ka toleruar në lojën e vet, duke in dhënë mundësi Flamurtarit të shënojë diçka më shumë pikë se në 3 pjesët e tjera. Sidoqoftë, fitorja ka qene thjesht një formalitet për Tiranen.
Flamurtari – Tirana 54-103
(12-21, 16-31, 7-28, 19-23)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 5-të
(11-12 nëntor 2016)
Të premten:
Kamza Basket – Ardhmëria Basket 68-57
Vllaznia – Teuta 62-59
Të shtunën:
Flamurtari – Tirana 54-103
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 5 5 0 435-318 10
- Teuta 5 3 2 378-301 8
- Vllaznia 5 3 2 365-331 8
- Kamza Basket 5 3 2 363-353 8
- Ardhmëria Basket 5 1 4 330-332 6
- Flamurtari 5 0 4 222-456 5