Gjergj Vyshka 04.02.2017 14:15
Duke qenë se ishte kryesfidë tradicionale e basketbollit shqiptar, Salla Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ka qenë e mbushur plot si asnjëherë tjetër. Nuk kanë munguar figurat e basketbollit shqiptar, sikurse ka qenë i pranishëm në dy pjesët e dyta edhe presidenti i Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari. Vllaznia arrin që nëpërmjet Frilavit dhe Xheksonit të dalë në epërsi 4-7, 6-9.
Por Tirana me Shimën, Hysenagollin e Xhonson përmbys në 10-9. E mandej është gjithnjë nën udhëheqjen e rezultatit derisa ka fituar pjesën e parë 16-14. Por e dyta është një “black-out” për Tiranën, së cilës duket se i mbyllet koshi dhe Vllaznia përfiton. Frilavë e Xheksoni, ky i fundit me dy 3-pikësha radhazi, arrijnë që ta kthejnë situatën. Dhe duke e fituar pjesën e dytë Vllaznia 24-10 ka shkuar në pushim me epërsi 38-26.
Të krijohet përshtypja se do të kemi surprizë, sepse shkodranët kanë udhëhequr deri në 37-47. E gradualisht Tirana nis të afrohet deri në një pikë diferencë 52-53. Dy trepikësha të Voglit dhe një i Karajt dhe në fund të pjesës së 3-të shënohet rezultati 55-53 për Tiranën, e cila e ka fituar këtë pjesë 29-14. Në të katërtën luhet pikë më pikë, por ka dhe frenime të aksioneve të kundërshtarit me faulle në mënyrë.
Një trepikësh i Shimës e ka vendosur Tiranën në 8 pikë diferencë, 68-60. Është kundërpërgjigjur me të njëjtën “monedhë” Arra dhe 68-63. Luhet pikë më pikë, Tirana fiton pjesën e katërt 18-14 dhe krejt ndeshjen 73-67 dhe festa është e gjitha bardheblu.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 11-të
(3-4 shkurt 2017)
Të premten:
Tirana – Vllaznia 73-67
Teuta – Kamza Basket 78-86
Të shtunën:
Flamurtari – Ardhmëria Basket ora 13:00
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 11 10 1 1012-734 21
- Teuta 11 8 3 868-730 19
- Vllaznia 11 6 5 819-773 17
- Kamza Basket 11 6 5 870-873 17
- Ardhmëria Basket 10 2 6 660-682 12
- Flamurtari 10 0 10 519-957 10