Gjergj Vyshka 11.10.2016 12:20
Bardheblutë mbështetur fort nga “Tirana Fanatics”, që e kanë mbajtur gjallë atmosferën në “Asllan Rusi” nga fillimi deri në fund, ia kanë dalë të jenë të suksesshëm në përballjen e parë me Trepçe Mitrovicën. Luhet pikë më pikë dhe pjesa e parë është në barazim 22-22.
Për t’u vlerësuar loja shumë e mirë e Hysenagollit, Xhonsonit, por dhe Rames. Në pjesën e dytë Tirana ka në lojë dhe Erkand Karajn dhe arrin ta fitojë këtë 10-minutësh me shifrat 21-17 dhe në pushim kryeson 43-39. Tirana ka momente që është shkëputet deri në 11 pikë diferencë, por Trepça e Mitrovicës nuk lëshon.
Afrohet deri në 7 pikë dhe pjesa e tretë, e fituar nga Tirana 19-16, shënon rezultatin total 62-55. Treça demonstron dhe nervozizëm ndaj vendimeve të gjyqtarëve. Azemi largohet me pesë gabime personale në rezultatin 63-55. Haxhiu merr gabim teknik teksa rezultati ishte 68-61.
Dhe Tirana nis të administrojë dhe të thellojë epërsinë duke fiksuar përfundimisht rezultatin në shifrat 78-66. Një nisje e mbarë dhe i pëlqyeshme kjo për Tiranën e trajnerit Petrovski në Ballkan.
Tirana – Trepça e Mitrovicës 78-66
(22-22, 21-17, 19-16, 16-11)
Tirana: Rame (11), Vogli, Lasku (8), Hysenagolli (25), Xhonson (21) / L. Petrovski, Karaj (8), Gjyzeli, Gavraniç (5). Trajner: S. Petrovski
Trepça e Mitrovicës: Diminiç (8), Zekiqi (10), Stutz (14), Uajs (12), Skot (8) / Haxhiu, Azemi (6), Mehmeti, Ljujiç (8). Trajner: N. Plantak
Gjyqtarë: A. Zurapoviç, H. Bijediç (Bosnje-Hercegovinë), O. Jokiç (Mali i Zi)