Gjergj Vyshka 13.02.2017 11:35
Sonte, në orë 17:00, në Sallën Sportive “Farie Hoti” në kryeqytet, Tirana në basketboll për meshkuj do të përballet me SIGAL Prishtinën. Për bardheblutë është një rikujtesë për ekipin më të mirë të Ligës Ballkanike, fitues në fuqi, por mbi të gjitha dhe miq të mirë të Tiranë.
“Një bashkëpunim që do të zgjasë në vite. Mirësevini në Shtëpinë e Kampionëve”, ishte lajmërimi i Tiranës për miqësoren me SIGAL Prishtinën, ndërsa dyert do të jenë të hapur për tifozët.
Tirana në vite e ka bërë të zakonshme miqësoren me ekipet kosovare, sepse më parë ka luajtur me Trepçën e Mitrovicës dhe “Golden Eagle” Yllin. E kjo ndeshje për bardheblutë e Milatoviçit do të jetë si parapërgatitje për sfidën e së premtes në “Farie Hoti” me Teutën për kampionat.