AlbanianSport.com 01.12.2016 10:40
ASNN – Përveç asaj të futbollit, një tjetër Tiranë, ajo e basketbollit për meshkuj, do të zbresë sonte në parket për ndeshjen e saj të 6-të në kuadër të Ligës Ballkanike. Kjo ndeshje, që do të zhvillohet sonte duke nisur nga ora 19:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet, do të vijë për sportdashësit drejtpërdrejt në kanalin RTSH Sport të platformës sonë dixihitale.
Kështu, mbrëmja sportive në Rrjetin e Radio-Televizionit Shqiptar nuk do t’i përkasë vetëm futbollit, pasi në kanalin RTSH Sport të platformës dixihitale të transmetuesit publik do të vijë edhe takimi Tirana-Peja, i vlefshme për Ligën Ballkanike në Basketboll për Meshkuj (BIBL).
Kjo ndeshje, e cila është ndeshja e 6-të për bardheblutë në veprimtaritë rajonale, do të zhvillohet sonte duke nisur nga ora 19:00, në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Tirana vjen në këtë sfidë duke kërkuar fitoren e 3-të në këtë veprimtari, pasi ka fituar dy herë ndaj Trepçës, si në Shqipëri, ashtu edhe në Mitrovicë.
Por bardheblutë i kanë humbur 3 ndeshjet e tjera, përkatësisht ndaj malazezëve të Sutjeskës së Nikshiçit dhe maqedonasve të Feni Industries dhe Karposh Sokolit. Tirana mban vendin e 3-të në grupin B të Ligës Ballkanike, me 7 pikë, një më tepër sesa Peja, që për shkak të pjesëmarrjes së saj në Kupat e Evropës, ka luajtur vetëm dy ndeshjen në këtë veprimtari rajonale.