AlbanianSport.com 01.12.2016 16:10
200 lekë do të jetë çmimi i biletës për ndeshjen Tirana-Peja, e cila do të zhvillohet sot në ora 19:00 për Ligën Ballkanike në basketboll për meshkuj në Pallatin e Sportit “Asllan Rusi” në kryeqytet. Ndërkohë, “SIGAL Uniqa Liga Ballkanike” e basketbollit tashmë ka caktuar dhe gjyqtarët e ndeshjes.
Gjyqtar i parë do të jetë boshnjaku Ivan Miliçeviç, i dytë malazezi Milosav Kaludjeroviç dhe i tretë boshnjaku tjetër Ernad Karoviç, vëzhgues Nikola Lepetiç nga Mali i Zi. Në këtë treshe, Ernad Karoviç është ai që e ka gjykuar më shumë Tiranën, duke i llogaritur ndeshjen me Pejën, plot tre herë.
Më parë në dy transferta MKK Feni Industriers – Tirana 98-57 dhe Sutjeska Nikshiq – Tirana 77-61. Në të njëjtën kohë vëzhguesi Lepetiç e ka për herë të dytë Tiranën, sepse ka qenë në Nikshiq kur bardheblutë do të mundeshin 77-61.