AlbanianSport.com 02.11.2014 13:45
ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, që njihet si Superliga, ka luajtur dje dy ndeshjet e tjera të javës së saj të 3-të dhe Partizani ka pritur në kryeqytet Flamurtarin, ndërsa po në kryeqytet, Apolonia është ndeshur me Tiranën.
Të kuqtë kryeqytetas kanë fituar bindshëm ndaj vlonjatëve, me rezultatin e thellë, 88-52, ndërsa afërisht në shifra të njëjta, 94-65, Tirana ka fituar në Sallën Sportive “Fahrie Hoti” në kryeqytet ndaj fierakëve.
Një ditë më parë, në ndeshjen e parë të kësaj jave, kampionët në fuqi, shkodranët e Bledar Gjeçajt kanë fituar në sekondat e fundit në Kamëz, pas koshit të sllovenit Sarajlija, vetëm me një pikë diferencë.
Me pak fjalë, ka qenë një fitore “alla NBA” e kuqebluve të Vllaznisë ndaj kampionëve të para dy sezoneve dhe skuadra e trajnerit Gjeçaj tashmë ndaj kreun e renditjes me Tiranën, me nga 6 pikë në 3 ndeshje.
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 3-të
(31 tetor-1 nëntor 2014)
Kamza Basket – Vllaznia 70-71
Partizani – Flamurtari 88-52
Tirana – Apolonia 94-65
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 3 3 0 248-168 6
- Vllaznia 3 3 0 233-194 6
- Partizani 3 2 1 200-187 5
- Kamza Basket 3 1 2 205-176 4
- Flamurtari 3 0 3 178-251 3
- Apolonia 3 0 3 159-247 3