AlbanianSport.com 20/12/2017 08:45
ASNN – Në përballjen e sotme ndaj maqedonasve të Blokotenas, të vlefshme për javën e tetë të Ligës Ballkanike, Tirana nuk do t’i ketë “ultrasit” e saj. Kështu kanë lajmëruar “Tirona Fanatiks” në profilin e tyre në rrjetin social “Facebook”, ndërsa nuk janë pajtuar me rregullat e Policisë së Shtetit.
Klubi i basketbollit të meshkujve Tirana nuk ka bërë asnjë reagim për këtë vendim të Tirona-Fanatiks. Megjithëse kështu ka ndodhur në tre ndeshje të Ligës Ballkanike, Tirana-Kumanova 2009, 75-73, Tirana-BC Levski 2014, 79-76 dhe Tirana-Rilski Sportist, 78-99.
Klubi shumësportësh “Tirana”, për të pasur sa më shumë tifozë në ndeshjen e sotme me Blokotenan kishte bërë dhe ulje të çmimit të biletave në 100 lekë. Në fund, në këtë mes ajo që dëmtohet është skuadra, e cila kishte nevojë për tifozët e saj në këtë përballje me kryesuesit e Ligës Ballkanike.