Basketboll – Meshkuj / Tirana, me shumë vështirësi në gjysmëfinale

Share Button

Basketboll-Meshkuj-Tirana-ekip

Gjergj Vyshka 20.12.2015 14:15

Tirana është kualifikuar me vështirësi për në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë në basketboll për meshkuj, sepse Elbasani i Kategorisë së Parë të Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj ka bërë një rezistencë të fortë. Madje bardheblutë kanë nisur të shfaqen me arsenalin e tyre më të mirë vetëm kur gjyqtari Kasemi ka ndëshkuar tre lojtarë verdheblu me gabime teknike, kjo për protesta ndaj vendimeve të tij.

I pari ka qenë Skëndaj, i cili në një dyluftim është dëmtuar në kockën e hundës, teksa ka pësuar dhe një çarje, e cila ka sjellë dhe hemorragji. Dhe teksa linte fushën ka marrë një nga stolat që shërbejnë për t’u ngjitur në tavolinën e sekretarisë dhe e ka hedhur në mesin e fushës. E pasi janë konsultuar Kasmi e Kasemi, me vëzhguesin Cici, kanë akorduar këtë gabim teknik.

Ndërkohë që me lojtarin e dëmtuar të Elbasanit është marrë gjatë mjeku i klubit shumësportësh “Tirana”, Sabahat Kastrati, i cili i ka dhënë ndihmën e kualifikuar basketbollistit mik. E këtu duket se është prishur loja e skuadrës mike, sepse është ndëshkuar dhe Çela me gabim teknik e pas tij dhe Leka, të cilin e kanë mbajtur lojtarët e stolit për të mos vazhduar më gjatë protestat ndaj gjyqtarëve.

Megjithatë në fund, përtej këtyre problemeve, të gjithë janë ndarë paqësisht dhe Tirana e ka marrë kualifikimin për në gjysmëfinale me një paraqitje dinjitoze të Elbasanit deri në momentin që tre lojtarë verdheblu janë ndëshkuar me gabime teknike. Elbasani falë lojës së mirë së vëllezërve Çela, Uruçit, Skëndaj dhe Lekës kanë bërë rezistencë, aq sa Tirana në fund të pjesës së parë është vetëm me dy pikë diferencë epërsi, 27-25.

Të dytën e ka fituar Elbasani, 16-17 dhe në pushim Tirana është një pikë përpara, 43-42, gjë që nuk garanton suksesin. Tjetër gjë kanë qenë dy pjesët e tjera, të cilat Tirana i ka fituar 27-19 dhe 22-14 dhe në fund 92-75 për bardheblutë.

 

Tirana – Elbasani                 92-75

(27-25, 16-17, 27-19, 22-14)

Tirana: Vogli (14), Sukaj (12), Vaqarri (7), Jani (15), Lilaj (13) / Lasku (23), Mara, Gjyzeli (6), Huqi, Koko (2). Trajner: R. Avrami

Elbasani: A. Çela (24), Uruçi (15), F. Çela (9), B. Skëndaj (5), Leka (16) / I. Skëndaj (1), Balliu (13), Isufi (2), Mata. Trajner: B. Sinani

Gjyqtarë: M. Kasemi (Vlorë), O. Kasmi, A. Bejko (Shkodër)

 

Kupa e Shqipërisë

Basketboll – Meshkuj

 

Çerekfinalet:

 

Të premten:

Partizani – Superior Klima             79-72

 

Të shtunën: 

Vllaznia – Ardhmëria Basket         95-61

Tirana – Elbasani                            92-75

 

Të mërkurën:

Kamza Basket – Teuta                    ora 19:00

Artikuj të tjerëFaqja Kryesore

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

Superliga nis sot fazën e dytë, ja sfidat që spikatin në fundjavë

AlbanianSport.com 15/11/2024 14:55 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

Basketboll / Superliga, edhe një javë në parket para Kombëtares

AlbanianSport.com 14/11/2024 16:40 ASNN – Niveli më i lartë i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

Basketboll – Meshkuj / Mbyllet java e 29-të, Real Madrid nuk lëshon pé

AlbanianSport.com 15/03/2024 23:05 ASNN – Veprimtaria më prestigjioze kontinentale e klubeve në basketboll

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

Mbyllet java e 17-të, Besëlidhja nuk ndalet, ka luftë për vendin e 4-t

AlbanianSport.com 15/03/2024 19:25 ASNN – Besëlidhja komandon e vetme Superligën, sfidë e fortë

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

Basketboll – Meshkuj / Java e 28-të sjell në parket derbin helen, fiton Olimpiakos

AlbanianSport.com 14/03/2024 20:55 ASNN – Derbi helen, spektakël në parket. Supersfida e javës së 28-të

  

Kuqezinjtë në “Gjermani 2024” – Vendi Organizator & Të rejat më të fundit

banner
banner
banner

Arkiva

banner
banner
banner
banner
banner
banner

Kontakte dhe informacione

Rrjeti Shqiptar i Lajmeve Sportive (ASNN)

PR & Marketing:
Gentiana Kodra (Pine)

Rrjetet Sociale

Rreth Nesh