Gjergj Vyshka 15.03.2017 10:40
“Fanatiks” shohin si “hasëm” jo vetëm Partizanin, por dhe presidentin e futbollit, Refik Halili, të cilit nuk ia kanë kursyer ofendimet. Tirana në basketboll për meshkuj është kthyer tek fitorja, pas humbjes të së shtunës në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi” të Shkodrës, 93-96 ndaj Vllaznisë vendëse. Bardheblutë e Nikola Milatoviçit kanë fituar me Kamza Basket, me shifrat 90-71.
29-8 është pjesa e parë, 20-17 e dyta dhe, në pushim, bardheblutë kanë kryesuar bindshëm 49-25. Por, Kamza Basket, falë lojës së mirë të Vaqarrit, Llazanit, Çelës, Qeleshit apo të tjerëve fiton pjesën e 3-të 18-24 dhe ngushton në 67-49. Fiton Tirana të fundit 23-22 dhe në total 90-71. Ndërkohë në fund lojtarët bardheblu kanë festuar së bashku me “Fanatiksat”,
Këta të fundit, Sallën Sportive “Fahrie Hoti”, por dhe ekipin e meshkujve e kanë tashmë si vendi ku janë më pranë Tiranës së tyre të zemrës. E jo vetëm kaq, por tashmë nuk kanë kursyer ofendimet ndaj “hasmëve” të tyre, që janë jo vetëm Partizani, por dhe presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili pranoi që stadiumin “Selman Stërmasi” ta ndante me të kuqtë.
E “Fanatiksat” prej kohës kanë braktisur futbollin, por jo ekipin e basketbollit të meshkujve, ndërsa një parrullë është dhe për ta: “Jeni ata që sundoni parketin, jeni ata që po nderoni qytetin…”. E Tirana në basketboll për meshkuj vijon të fitojë dhe për tifozët ultras bardheblu “Tirona-Fanatics”.
Tirana – Kamza Basket 90-71
(29-8, 20-17, 18-24, 23-22)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 17-të
(14 mars 2017)
Të martën:
Flamurtari – Vllaznia 60-80
Tirana – Kamza Basket 90-71
Teuta – Ardhmëria Basket 60-85
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 17 15 2 1631-1138 32
- Vllaznia 17 12 5 1362-1141 29
- Teuta 17 11 6 1295-1172 28
- Kamza Basket 17 7 10 1256-1371 24
- Ardhmëria Basket 17 6 11 1180-1126 23
- Flamurtari 17 0 17 833-1610 16