Gjergj Vyshka 18.12.2016 23:05
Tirana është rikthyer në krye të renditjes së Superligës së Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për Meshkuj, ndërsa ka mundur mbrëmë Ardhmërinë Basket me 28 pikë diferencë, 98-70.
Pjesa e parë ka qenë e luftuar pikë më pikë, ndërsa është fituar nga Tirana, 23-21. Bardheblutë e trajnerit Nikola Milatoviç kanë shpërthyer në të dytën, që e kanë fituar 30-15 dhe kanë thelluar në 53-36.
Tirana vazhdon me ritme të larta. Fiton pjesën e tretë 23-15 dhe thellon në 76-51. Në fund, pavarësisht se janë vetëm të rinjtë, me në krye Laskun e Xhonsonin, Tirana fiton 22-19 dhe në fund ka “vulosur” suksesin 98-70.
Tirana – Ardhmëria Basket 98-70
(23-21, 30-15, 23-15, 22-19)
Kampionati Kombëtar
i Basketbollit – Meshkuj
Superliga
Java e 9-të
(16-17 dhjetor 2016)
Të premten:
Teuta – Flamurtari 94-62
Të shtunën:
Tirana – Ardhmëria Basket 98-70
Vllaznia – Kamza Basket 100-71
Renditja
Nr. Skuadra N. F. H. Psh-Pp Pikë
- Tirana 9 8 1 803-620 17
- Teuta 9 7 2 709-571 16
- Vllaznia 9 6 3 679-619 15
- Kamza Basket 9 4 5 705-721 13
- Ardhmëria Basket 9 2 7 586-603 11
- Flamurtari 9 0 9 472-821 9